Politika e Privatësisë

Kjo faqe interneti ku ju keni hyrë, www.doraepare.com, është faqja zyrtare në internet e platformës Dora e Pare. Në këtë faqe, ju mund të postoni dhe listoni produktet tuaja, të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të komunikoni përmes shërbimeve të platformës si dhe të aplikoni për kredi.  

Ne jemi të përkushtuar ndaj privatësisë dhe transparencës në praktikat tona të informacionit. Në këtë Politikë të Privatësisë ne përshkruajmë se si mbledhim, përdorim, zbulojmë dhe përpunojmë informatat personale të ndërlidhura me faqet tona të internetit dhe aplikacionet në telefonat mobil që shfaqen ose lidhen me këtë politikë dhe shërbimet toma, produktet dhe shërbimet e tjera teknologjike. 

Gjatë përdorimit të platformës apo duke u regjistruar për të krijuar llogarinë tuaj, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë dhe jepni pëlqimin platformës Dora e Pare që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Dora e Pare siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i siguron me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë kategorikisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Ligj për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr.06/L-082, datë 25 Shkurt 2019). 

 Bazuar në ligjin Nr.06/L-082, datë 25 Shkurt 2019 përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnerarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre. 

Platforma në përputhje me Ligjin Nr.06/L-082, datë 25 Shkurt 2019, për të qenë sa më transparente me klientët e saj, njofton se nëpërmjet strukturës së shërbimit të Qendrës Kontaktuese do të kontaktojë të gjithë klientët të cilët kanë raportuar një problem/çështje si dhe në përgjigje të ankesave/sugjerimeve. Kjo telefonatë e cila del nga struktura e shërbimit të Qendrës Kontaktuese do të regjistrohet/inçizohet. 

Politika e mëposhtme e privatësisë ofron një përmbledhje rreth të dhënave dhe informatave tuaja personale të mbledhura dhe se si ato përdoren nga ne. Të dhënat dhe informatat personale të mbledhura ndryshojnë në varësi të natyrës së shërbimit të kërkuar. 

Lloji i të Dhënave dhe Informatave Personale  

Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë: 

  • Emri dhe Mbiemri 
  • Ditëlindja 
  • Gjinia
  • Adresa
  • Numri i telefonit
  • Email Adresa
  • Numri Pesonal
  • Punësimi
  • Të ardhurat
  • Adresa IP
  • Të dhënat e vendndodhjes: informacion i saktë i vendndodhjes të individi ose pajisje të caktuar
  • Interneti ose aktiviteti i rrjetit elektronik te informacionit, duke përfshirë historikun e shfletimit, historikun e kërkimit dhe çdo informacion tjetër që ndërlidhet me Shërbimet tona
  • Të dhënat historike mbi pronat e paluajtshme për shitje, të shitura ose të blera
  • Të dhënat historike të makinave për shitje, të shitura ose të blera
  • Të dhëna të tjera që shfaqin preferencat, sjelljet ose karakteristika të tjera të përdoruesve. 

 

Përdorimi i të Dhënave dhe Informatave Personale 

Të dhenat personale të mbledhura do të përdoret për ofrimin e shërbimeve, reklamimin dhe promovimin e shërbimeve tona, personalizimin e përmbajtjes, përmirësimin e përvojave të përdoruesve dhe në përputhje me kornizën ligjore.  

Mbledhja e të Dhënave dhe Informatave Personale  

Mbledhja e të Dhënave dhe Informatave Personale bëhet në baza vullnetare. Nëse të dhënat personale që janë shënuar si të detyrueshme nuk plotësohen, qasja në Shërbime të caktuara mund të kufizohet ose ne mund të mos jemi në gjendje t'i përgjigjemi plotësisht kërkesave tuaja. 

Informatat mblidhet drejtpërdrejt: 

  • kur hapni një llogari, jepni informatat tuaja të kontaktit dhe dërgoni të dhëna të tjera personale; 
  • kur regjistroheni për përdorimin e Shërbimeve tona, ose na kontaktoni; 
  • kur vendosni ose jepni informacion mbi kërkimet dhe preferencat mbi pronat e paluajtshme; 
  • kur vendosni kriteret e kërkimit për pronat në shitje; 
  • kur planifikoni të shisni ose blini pasuri të paluajtshme; 
  • kur vendosni informacione për mundësinë e financimit të blerjes së pronave të paluajtshme; 
  • kur vendosni ndonjë informacion tjetër në lidhje me blerjen ose shitjen e pronave të paluajtshme; 
  • kur vendosni ose jepni informacion mbi kërkimet dhe preferencat e automjeteve; 
  • kur vendosni kriteret e kërkimit të automjetit; 
  • kur planifikoni të shisni ose blini një automjet; 
  • kur vendosni informacione për për mundësinë e financimit për blerje të automjetit; 
  • kur vendosni ndonjë informacion tjetër në lidhje me blerjen ose shitjen e automjetit. 

 

Informacioni i mbledhur nga palët e treta 

Të dhënat tuaja personale merren dhe mblidhen gjithashtu nga palë të treta, si: partnerët e platformës, agjencionet e patundshmërisë, tregtarët e makinave dhe mediat sociale. 

Qasja dhe përditësimi i të dhënave personale

Platforma Dora e Pare ju mundëson qasjen për kontrolluar, përditësuar ose për të fshirë të dhënat tuaja personale në llogarinë e hapur në këtë platformë 

Ndryshimet në politikë të privatësisë 

Dora e Pare rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në Politikën e Privatësisë dhe / ose Kushtet e Përdorimit të Platformës. Për çdo ndryshim në Politikën e Privatësisë dhe / ose Kushtet e Përdorimit të Platformës, do të jeni të informuar përmes publikimeve në webfaqen tonë dhe në mediat tona sociale.   

Ankesat dhe Sugjerimet 

Për çdo sugjerim ose ankesë rreth Politikës të Privatësië, ju mund të na kontaktoni në këto kanale: 

  • Telefononi në: +383 38 666 666 
  • E-mail: support@doraepare.com  

Dora e Pare ju siguron që ankesa juaj do të trajtohet me prioritet dhe llogaridhënie sipas rregullave në fuqi.